Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) është fond i vazhdueshëm i dedikuar që t'ua mundësoj kosovarëve premtues edukimin në nivelin master në universitetet më të mira të Amerikës. KAEF u ofron udhëheqësve të ardhshëm kosovar mjetet e nevojshme për ta promovuar zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këtë web faqe mund të gjeni informata mbi KAEF dhe mënyrën e aplikimit. Të drejtë aplikimi kanë kandidatët të cilët:
* Janë banorë të Kosovës gjatë periudhës së aplikimit dhe procesit pasues, atë të selektimit.
* I/E diplomuar para kohës së fillimit të studimeve në SHBA (për të aplikuar në degën e drejtësisë duhet ta keni të kryer juridikun).
* Të shkëlqyer në gjuhën angleze të shkruar dhe të folur.
* Mundësi të demonstroj aftësitë profesionale dhe udhëheqëse në fushën përkatëse të masterit.
* Mundësi që ta fillojë programin akademik në SHBA në verën e vitit 2008.
* Përkushtim mbi kthimin në Kosovë, së paku dy vjeçar, pas përfundimit të programit.
* Meqë aplikantët e KAEF-it duhet të jenë të shkëlqyer në gjuhën angleze të shkruar dhe të folur, pjesa tjetër e web faqes është në gjuhë angleze.
Megjithatë, më tepër informata mbi KAEF mundësohen në shqip në broshurën që mund të zbarkohet. Si shtesë, në muajin maj, këtu do t'i postojmë udhëzimet mbi aplikim në gjuhën shqipe.
Ju falënderojmë për interesimin tuaj në KAEF!