Dear Kosovo-American Education Fund (KAEF) supporter,
It is with great enthusiasm that I share my KAEF story with you.
I first came to know of this prestigious graduate scholarship program through its most valued assets, its alumni. When I took the Office of the Presidency in 2011, the Republic of Kosovo had just entered its third year as an independent country, and the world was watching Europe's youngest state establishing itself on the global stage. At the time, I realized the importance of engaging qualified, young professionals, who would go on to perform some of the vital tasks, key to the Office of the Presidency's successful operation. Many of these young professionals were KAEF alumni—graduates of Duke University, Georgetown University, Johns Hopkins, and Yale University.
I have witnessed their commitment, dedication, hard work, and professionalism when the pressure was high and stakes even higher. Together, as we were working on affirming Kosovo's rightful place on the world stage, we hosted and met with many foreign leaders, attended numerous international conferences and summits, and I will always proudly recall the many contributions of these young professionals, who worked tirelessly on behalf of their country. Consequently, I am a first-hand witness that Kosovo's Future Begins with Education.
2020 has been a year unlike any other; from global health to economy, our lives continue to be challenged by the COVID-19 pandemic. Yet, times like these have also shown the resilience of the human spirit in supporting one another and the causes dear to our hearts. One of the causes worth supporting is KAEF—a program on its sixteenth year of operation, with a notable body of alumni who make Kosovo proud.
With the holiday season upon us, I encourage you to join me in supporting KAEF's 'Kosovo's Future Begins with Education' campaign and I thank everyone who has graciously supported this program during these trying times. By investing in KAEF, we invest in Kosovo's future and ensure that it is trusted to its educated and talented youth.
Wishing you a healthy and happy holiday season!
Atifete Jahjaga
Kosovo’s 4th President and KAEF Honorary Committee
Të nderuar mbështetës të Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF),
Me shumë entuziazëm po e ndaj historinë time të KAEF-it me ju.
Fillimisht, këtë program prestigjioz e njoha përmes aseteve të tij më të çmuar, bursistëve të programit. Kur e mora rolin e Presidentes në 2011, Republika e Kosovës sapo kishte hyrë në vitin e tretë si shtet i pavarur, dhe bota po vështronte shtetin më të ri të Evropës duke u pozicionuar në arenën globale. Në atë kohë, unë e dija rëndësinë e të angazhuarit profesionistë të rinjë të kualifikuar, që do ti performonin disa nga detyrat më jetike për funksionimin e suksesshëm të Zyrës së Presidencës. Shumë nga këta profesionistë të rinjë ishin bursistë të KAEF – të diplomuar nga Duke University, Georgetown University, Johns Hopkins, dhe Yale University.
Unë isha dëshmitare e përkushtimit, punës së palodhur dhe profesionalizmit kur presioni ishte i lartë dhe rëndësia akoma më e ndjeshme. Ndërsa po punonim së bashku për afirmimin e vendit të merituar të Kosovës në skenën globale, ne pritëm dhe u takuam me shumë udhëheqës të huaj, morëm pjesë në shumë konferenca dhe samite ndërkombëtare, dhe unë gjithmonë do ti kujtoj me krenari kontributet e shumta të këtyre profesionistëve të rinjë, që punuan pandalur për të mirën e shtetit. Prandaj, unë jam dëshmitare se ‘E ardhmja e Kosovës fillon me edukim!’
2020 ka qenë një vit ndryshe nga të tjerët, që nga shëndeti global deri tek ekonomia, jetët tona vazhdojnë të sfidohen nga pandemia e COVID-19. Megjithatë, kohë si këto kanë dëshmuar humanitetin njerëzor në mbështetjen e njëri-tjetrit dhe të kauzave që janë të dashura për ne. Një nga këto kauza që meriton te mbështetet është KAEF— një program në vitin e 16-të të punës, me një numër të madh të bursistëve që e bëjnë Kosovën krenare.
Duke qenë në sezonën e festave, unë ju inkurajoj që të më bashkangjiteni në mbështetje të kampanjës së KAEF-it 'E ardhmja e Kosovës fillon me edukim' dhe i falenderoj të githë që kanë mbështetur programin në këtë kohë. Duke mbështetur KAEF-in, ne investojmë në të ardhmen e Kosovës dhe sigurojmë që ajo t'i besohet të rinjve të saj të edukuar dhe talentuar.
Urime festat, shëndet dhe mbarësi!
Atifete Jahjaga
Presidentja e 4të e Republikës së Kosovës dhe Anëtare Nderi e Bordit të KAEF